Stresi  në një emision ka treguar se si i kaloi  8 muaj në burg, pas hekurave dhe me rregulla të forta.
Stresi është një prej  reperët" />

Ishte 8 muaj në burg, reperi shqiptar: Në burgje ka djem më të mirë sesa jashtë

Ishte 8 muaj në burg, reperi shqiptar: Në burgje ka djem më të mirë sesa jashtë

 Stresi  në një emision ka treguar se si i kaloi  8 muaj në burg, pas hekurave dhe me rregulla të forta.

Stresi është një prej  reperët më të njohur të shoëbizzit shqiptar, dhe së fundmi ai është përfolur  shumë në mediat rozë për shkak të ndarjes së tij nga Kejsi.

Emisioni më i ri i showbizit: REVIEW

 

“Nga burgu dola më 15 qershor. Më 19 jam aktivizuar direkt. Disa këngë i kam menduar atje. Isha i etur shumë të hyja në studio dhe të realizoja ato që kisha në mend. Në total janë 11 këngë”.

Reperi ka thënë se në burg ka fituar një eksperiencë ndryshe dhe jo të vështirë.

‘Ishte eksperiencë tjetër, krejt ndryshe, por jo e vështirë. Ishte e vështirë për ata që ia bëjnë vetes të vështirë.Patjetër, nëpër burgje ka djem më të mirë sesa jashtë. Atje janë djem që kanë reflektuar. Dinë gabimet, janë të rrahur me jetën dhe janë të penduar. Unë i përshëndes gjithmonë ata. Dola me një mendim që në Shqipëri shteti të manipulon siç do vetë. Sepse unë aty nuk isha për armëmbajtje pa leje por për armëlënie. Prokuroria më ka akuzuar dhe më ka hequr akuzat dhe 8 muaj burg pa afat, tani mund të dalësh nga burgu. Kjo çështje është zgjidhur një herë e mirë. Mbylla dënimin që më caktoi shteti dhe kaq” ka thënë ai.