Ishte babai ai që i kërkoi Labit të kthehej në Kosovë në vitin 1999

Ishte babai ai që i kërkoi Labit të kthehej në Kosovë në vitin 1999

Sot, babai i këngëtarit ferizajas, Labinot Tahirit po feston ditëlindjen dhe pensionimin e tij, njofto Insajderi.

Labi shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për të shënuar rastin me disa fjali të bukura dhe në të njëjtën kohë të falenderontë babain e tij.

Baba Islam, sic e quan këngëtari kishte qenë shtysa më e madhe e këngëtarit që ai të kthehej në Kosovë në vitin 1999.

“Baba Islam , të jam mirënjohës tërë jetën kur me the në vitin 1999 , kthehu Lab se dhe këtu ka jetë të mirë. Ta pash hajrin bab ty e tërë popullit tim!”, shkruan Tahiri në postimin e tij.

Ai më pas i uron të atit jetë të gjatë e të shëndetshme, “Qofshim faqebardh si ti bab, dhe paq shëndetin e jetên e gjatë!” /Insajderi.com