Tom Hanks dhe Rita Wilson ishin çifti i parë i famshëm që njoftuan publikisht diagnozat e tyre pozitive COVID-19 në fillim të pandemisë në fillim të këtij viti, dhe tani aktori po diskuton planet e tyre për të marrë vaksinën, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Hanks, ishte i ftuar në “Today” të hënën për të diskutuar filmin e tij të ardhshëm “News of the World”, dhe ai gjithashtu foli për shërimin e tij nga virusi.
“U infektuam dhe ishin 10 ditë të vështira, por mendoj se ajo që është shumë më e rëndësishme është se ne nuk ia dhamë askujt COVID-19”, tha aktori.
I pyetur nëse aktori do të merrte vaksinën e Coronavirusit, ai tha, “Po, sigurisht”.
Ndërsa Dita e Krishtlindjes po afron, Hanks tha se familja e tij ka lënë anash planet për festën. Ai pranoi që pema ende nuk është zbukuruar por vuri në dukje se për shkak se ai kaloi kohë në Australi për të filmuar një rol filmi, atij i kanë mbetur shumë punë për t’u bërë gati. /Insajderi.com