Izolohen banorët e “Big Brother Vip”, nuk ju lejohet të komunikojnë me askënd

Izolohen banorët e “Big Brother Vip”, nuk ju lejohet të komunikojnë me askënd

“Big Brother VIP” ka nisur përgatitjet për të martën, ku pritet të zbulohen të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të luftojnë për çmimin e madh.

Këtë e ka bërë të ditur moderatorja e këtij emisioni, Arbana Osmani, e cila përmes një postimi në Instastory, ka zbuluar se tashmë banorët janë izoluar dhe se nuk do të mund të komunikojnë me askënd.

“Prej 24 orësh të gjithë banorët janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel, pa telefon dhe pa mundësinë për të komunikuar me askënd përveç produksionit”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, ajo shtoi se të gjithë Vip-ave do të iu bëhen një sërë testesh mjekësore, psikologjike por edhe trajtime spa e bukurie që të jenë gati për sfidën që i pret ata në këta muaj.

“Ata do t’ju nënshtrohen në vijim një seri testesh mjekësore, psikologjike dhe trajtime terapeutike, ka përfunduar Arbana./Insajderi.com