Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për reperen shqiptare

Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për reperen shqiptare

Reperja e njohur, Melinda Ademi u kthye në një nga artistet më të komentuara në media tona dhe tash ajo po komentohet edhe nga mediat e huaja.

Këngët e saj kanë rezultuar një sukses mjaft të madh dhe janë kthyer menjëherë në hite.

Mirëpo siç duket fama e Melindës po përhapet edhe në vendet tjera të europës dhe jo vetëm. Së fundmi, media prestigjioze ‘The New York Times’ i ka dedikuar disa rreshta këngëtares shqiptare. ‘New York Times’ ka shkruar një artikull për 15 yjet europiane të muzikës pop dhe në mesin e tyre është edhe reperja shqiptare.

Artikulli ka nisur me historinë e Melindës dhe familjes së saj dhe se si ajo arriti që të bëhej e njohur.

“Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet 90’. Ajo ka lindur në Gjermani dhe jetoi atje derisa familja e saj fitoi ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at dhe ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore”, shkruhet në artikull.

“Unë fillova të krijoja këngë dhe kuptova se më shumë më tërhiqnin meloditë dhe tingujt shqiptarë. Kështu që vendosa se do të ishte mirë për mua dhe shijet e mia muzikore për të ardhur këtu”, ka thënë Melinda.

Po ashtu në artikull është përmendur edhe deklarata e bujshme e Ledri Vulës për reperet femra dhe Melinda ka dhënë mendimin e saj në lidhje me  të.

“Nuk mund të flas për atë që ai tha dhe çfarë qëllimi kishte, por mund të flas për klimën  muzikore këtu dhe ne si femra jemi duke bërë namin”, ka përfunduar këngëtarja.