
Arbana Osmani pati të ftuar mbrëmjen e djeshme një grup miqsh për të cilët do të gatuante vetë moderatorja.
Të ftuarit e saj ishin mikja e saj e ngushtë Xhemi Shehu, blogeri i njohur Olti Curri dhe mikja e tyre e përbashkët Maria.
Grupi duket se e ka shijuar shumë këtë darkë mes miqsh e kolegësh pasi edhe tryeza me ushqimet e gatuara nga e zonja e shtëpisë është boshatisur.
Arbana është kujdesur të kenë ushqim të bollshëm ndërsa në story me shaka ka shkruar:
“Ky nuk ha aq sa duket”, duke iu referuar Oltit për shkak të peshës së tij.
Edhe Olti po ashtu ka zgjedhur ta ripostojë foton me mbishkrimin: “Duke ngrënë librin e dytë të Arbanës, mjam mjam”, dhe ka bashkangjitur një ikonë zemrash.