“Jam e copëtuar”, modelja rrëfen me plotë emocion ndarjen nga aktori

“Jam e copëtuar”, modelja rrëfen me plotë emocion ndarjen nga aktori

Modelja e famshme, Irina Shayk, ka folur për herë të parë për përfundimin e lidhjes së saj 4-vjeçare me aktorin e “Hollywood”-it, Bradley Cooper.

Në një intervistë për “British Vogue”, 34-vjeçarja u shpreh se “dy njerëz të mrekullueshëm nuk kanë pse të jenë një çift i mirë”.

“Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është thjesht natyra e një qenie njerëzore”, tha ajo.

Pavarësisht ndarjes, Irina shtoi se është shumë me fat që pati një partner si Bradley dhe se është babai i vajzës së saj 2-vjeçare, Lea.

“Unë mendoj se ishim shumë fat që përjetuam atë marrëdhënie që kishim me njëri-tjetrin”, tha Shayk. Për sa i përket të qenurit një nënë beqare, Shayk tha për British Vogue: “Është e vështirë të gjesh një ekuilibër midis të qenit një nënë beqare, një grua që punon dhe mban shtëpinë. Më besoni, ka ditë që zgjohem dhe them: O zot, nuk e di çfarë të bëj, unë po copëtohem.”

Kujtojmë se dy personazhet e njohur u lidhën në pranverën e viti 2015 dhe sollën vajzën e tyre Lea në mars 2017.

Ndërsa në verën e vitit 2019 ata i dhanë fund kësaj lidhjeje, duke mos reaguar asnjëri për të treguar arsyen e këtij vendimi të papritur.