James Blake paralajmëron projektin e ri

James Blake paralajmëron projektin e ri

James Blake ka lënë të kuptohet se do të publikojë muzikë të re, në formën e një projekti të titulluar Before. Në një histori të fundit në Instagram, Blake ndan një numër telefoni në Angli dhe SHBA që, kur telefonohet, i drejton adhuruesit në beforeep.com (një adresë që ju dërgon në faqen e internetit të muzikantit, e cila tregon një numërim mbrapsht për 14 Tetor).

Një tjetër postim i mediave sociale – i shpërndarë përmes Boiler Room – tregon një poster që promovon projektin, që duket se konfirmon datën e lëshimit të 14 tetorit.

Projekti i fundit i James Blake, Assume Form, u publikua në 2019, megjithëse gjatë karantinës të Covid ai na ka gëzuar me ‘cover’ të Frank Ocean dhe Billie Eilish, si dhe një interpretim të “A Case of You” të Joni Mitchell.

Muajin e kaluar, kënga “Godspeed” të Frank Ocean – e cila me sa duket u bë shumë e popullarizuar – mori një lansim zyrtar, pak para se Blake gjithashtu të paraqitej në këngën e re  të sloëthai, “feel away”./Insajderi.com