Nga viti 1962, viti i debutimit të serialit, Bondi është interpretuar nga gjashtë aktorë të ndryshëm; manjetiku Sean Connery, prepotenti dhe i harruari George Lazenby, iron" />

James Bond: 5 filmat me të bukur mbi agjentin 007

James Bond: 5 filmat me të bukur mbi agjentin 007

Nga viti 1962, viti i debutimit të serialit, Bondi është interpretuar nga gjashtë aktorë të ndryshëm; manjetiku Sean Connery, prepotenti dhe i harruari George Lazenby, ironiku Rohger Moore, i rrufeshmi Timothy Dalton, eleganti Pierce Brosnan dhe rezistenti Craig.

Duke lexuar një nga një të njëzetekatër titujt, cili deri më sot është më i miri?

1) Agjenti 007, Liçensë Për Të Vrarë (1962) nga Terence Young

I pasur me humor, aksion e drithërima, është filmi që i ka dhënë rrugën ekskluzivitetit dhe stilit Bond. Të gjithë elementët tipike të serisë janë të këndshëm. Bondi është i mishëruar nga Sean Connery. I nisur në Xhamajkë për të hedhur dritë mbi vdekjen e një kolegu, zbulon planet e errëta të doktor No (Joseph Uiseman), kriminel në shërbim të … Spektër. Dhe zbulon edhe format e bukura të Honey Ryder, e para e dashur e Bond-it, e interpretuar nga Ursula Andress, e cila duke dalë nga oqeani me kostum banjoje të bardhë, i ka dhururar një nga imazhet më të paharrueshëm serisë së filmave mbi Bondin.

2) Në 007, nga Rusia Me Dashuri (1963) nga Terence Young

Përsëri Connery si 007, përsëri Young në regji. Jemi në filmin e dytë mbi James Bondin, i realizuar pas suksesit të Agjentit 007 parardhës, Liçencë Për Të Vrarë. Producenti i serialit Albert Broccoli e konsideronte këtë njërën nga historitë më të mira të Fleming-ut. Aktori skocez edhe një herë shkëlqeu, i mbështetur nga një trupë e madhe filmi, midis të cilëve Robert Shau, si vrasësi brutal Donald Red Grant. Faturat i tejkaluan edhe ato të filmit të parë, duke i bërë filmat mbi 007-ën një fenomen kulturor.

3) Agjenti 007 Misioni Goldfinger (1964) nga Guy Hamilton

James Bondi gëzon ende freskinë e fillimit. Filmi i tretë i serialit, protagonist është përsëri Sean Connery. Është i pari 007 që fiton një Oscar për efektet e zërit më të mira. Këtë herë agjenti sekret duhet të takohet me multimilionerin Auric Goldfinger (Gert Fröbe). E famshme skena në të cilën Jill Masterson (Shirley Eaton) mbulohet nga ari. Trajtohen marka të ndryshme të eksklusivitetit, midis të cilave fraza batutë “Vodka Martini e tundur, jo e trazuar ”.

4) Kazino Mbretërore (2006) nga Martin Campbell

Kapitulli i njëzetë i serialit, është i pari me Daniel Craig. Campbell kishte drejtuar tashmë Golden Eye në 1995-ën. Kazino Mbretërore lë mënjanë fjalët e rëndomta dhe paisjet që rrënuan filmat paraardhëse mbi James Bondin. Craig ofron atë që tifozët dhe kritikët prisnin: një shpikje intensive dhe gërryese të 007-ës. Eva Green – Vesper Lynd, hireplotë, është e dashura e spiunit britanik si hije.

5) Skyfall (2012) nga Sam Mendes

Përsëri Craig, i njëzetetreti e i parafundit film i serialit. Mendes ofron një film aksion drithërues seksi, inteligjent, magjepsës dhe imponues. E gjithë MI6 është nën sulm, besnikëria e Bondit ndaj M (Judi Dench) vihet në provë. /Bota.al