Pjesëtarët e policisë kanë ndaluar sot në mëngjes të rinjtë e Partisë Demokratike Serbe (DSS) të cilët ishin nisur në Novi Sad, ku përballë kështjellës së Petrovaradinit në Novi Sad kishin planifikuar të mbajnë një protestë kundër ardhjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama, lajmërojnë mediet serbe.

Siç pretendohet, pjesëtarët e MPB në autostradën Beograd-Novi Sad kanë ndaluar dy vetura me të rinjtë e DSS dhe i kanë kontrolluar veturat.
Pllakati “Rama persona non grata” është konfiskuar, ndërsa anëtarët e DSS janë ndaluar, pretendojnë nga selia e Partisë Demokratike Serbe.
Kryetari i Rinisë së Partisë Demokratike Serbe, Zdravko Veselinov ka thënë se iu janë marrë çelësat e veturës.
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë arritur në Beograd të mërkurën pas dite./Insajderi.com.