Janë pajtuar Rita Ora dhe Dua Lipa?!

Janë pajtuar Rita Ora dhe Dua Lipa?!

Tabloidi britanik “The sun” vitin e kaluar i pati kushtuar një artikull për mos komunikimin e tyre dy këngëtarëve shqiptare të cilat janë të lindura në Prishtinë, Dua Lipa dhe Rita Ora, shkruan Insajderi.

Ndërkaq që tashmë të gjithë e dinë që dy këngëtaret nuk flasin, një lloj komunikimi patën sot.

Pas kërkesës së Bebe Rexhës e cila kërkoi një bashkëpunim me bashkatdhetaret e saj, Rita Ora, Dua Lipa, dhe Ava Max, ato iu përgjigjën pozitivisht asaj.

Dua Lipa shkroi: “Hajde shqipe” ndërsa Rita Ora përveç përgjigjes pozitive ajo tregoi edhe respekt për të gjitha: “ Unë kam respekt për të gjitha këto vajza të mrekullueshme”.

Sipas burimeve  të “The sun”, është thënë se vajzat janë të përfshira në një grindje të fshehtë, pasi që Dua e ka marrë vendin e Ritës si fytyra e Adidas./ Insajderi.com