Jared Leto do të luajë Andy Warhol në filmin e ri për jetën e artistit të madh

Jared Leto do të luajë Andy Warhol në filmin e ri për jetën e artistit të madh

Është përfolur për gati katër vjet se Jared Leto do të portretizojë artistin e famshëm Andy Warhol në një film biografik.

Aktori 48-vjeçar më në fund konfirmoi të enjten se me të vërtetë luajë Warhol, në një postim në Instagram që shënon ditëlindjen e artistit të ndjerë, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Leto ndau foto të shumta të Warhol para vdekjes së tij në 1987, duke shkruar “Na mungon ti dhe gjeniu yt”.

“Po është e vërtetë që unë do të luaj Andy Warhol,” shkroi ai. “Jam mirënjohës dhe i ngazëllyer për këtë mundësi”

Ky film do të bazohet në librin e Victor Bockris 1989, Warhol: Biografia, ndërsa Leto fitoi të drejtën autoriale së bashku me producentin Michael De Luca.

Terence Winter, i cili ishte i nominuar për Oscar për skenarin e tij për The Wolf Of Wall Street, është duke shkruar skenarin, sipas publikimit.

Një personazh kompleks, i cili ishte gjithashtu një hipokondriak, Warhol vdiq në vitin 1987 në moshën 58 vjeçare.

Ai bëri një ndryshim të madh në botën e artit të viteve 1960 duke e shndërruar konsumatorizmin amerikan në art me vepra me ngjyra të ndezura që përmbajnë kanaçe supash të Campbell, shishe Coca-Cola dhe personalitete të famshme si Marilyn Monroe.

Ai gjithashtu është njihet për shpikjen e frazës ‘pesëmbëdhjetë minuta famë’ e cila tingëllon si parashikim për botën tonë.

I dalur hapur si homoseksual para se homoseksualiteti të pranohej nga masa, Andy Warhol krijoi një studio arti të quajtur The Factory që tërhoqi shoqërinë underground të Nju Jorkut në vitet gjashtëdhjetë dhe gjithashtu menaxhoi grupin The Velvet Underground./Insajderi.com