Ish-konkurrentet, Andi Artani dhe Jasmina Kadriu janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes në mediat rozë, pas dyshja bën një ballafaqim në “Për’puthen”, pas katër muajve.
Ata filluan të përballën duke kërkuar llogari për fjalët që kanë thënë në intervista, por që nuk u pajtuan thuajse në asgjë.
Ndërsa, Andi sot feston ditëlindjen ku në adresën e tij pranoi urime të shumta, ajo që ra në sy të publikut dhe mediave ishtë urimi i Jasminës.
Ajo kishte publikuar në Instastory disa copë torte, ku në to kishte shkruar shkronjën A, duke lenë hapësirë për dyshime që këtë befasi të bukur ia ka dedikuar pikërisht atij, por që u pendua pas disa minutave dhe e fshiu atë.
Nuk dihet pse ajo vendosi që të bëjë një veprim të tillë, për të marrë vëmendje apo ka ndonjë shpresë për ribashkim mes tyre.
Andin e kanë uruar edhe ish-konkurrent e që janë: Ledjana Prenga, Sara, Geljani e shumë të tjerë./Insajderi.com