Së fundmi, një fotografi e konkurrentes së “Për’puthen”, Jasmin Kadriu krah një burri po bën xhiron e rrjetit, me shumë që aludojnë se ajo është e fejuar jashtë emisionit të dashurisë, njofton Insajderi.
Ajo ka ri-shpëndarë në llogarinë e saj në Instagram fotografinë që po qarkullon, duke shkruar se ka dhjetëra faqe që po e publikojnë, dhe bëjnë gabim sepse kjo është shkelje e privatësisë.
“Është mbi e 20-ta faqe që po e hedh ISH-in tim! Pikë së pari nuk mund të hidhni një person privat se është cenim i privatësisë, sidomos kur ai nuk ka të bëjë me mua!”, shkruan Jasmin.
Konkurrentja vazhdon duke theksuar se kjo lidhje ka muaj që ka mbaruar dhe se është e padrejtë që djali në foto të përfshihet në skandale të panevojshme.
“E dyta, nëse doni të bëni lajme, të paktën gjeni diçka koherente, jo këtu e para 7 muajsh se latë nam! Kështu që mos iu fusni angarive e lejini njerëzit të jetojnë të qetë pa u prishur punë me këto lajme pa lidhje! Nuk ka taksirat askush të përfshihet në “skandalet” tuaja!”, përfundon Jasmin.
Sa i përket pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”, konkurrentja po vazhdon takimet me djalin nga Peja, Andi Artanin me të cilin ka shkëmbyer disa puthje, ndonëse asnjëri nuk është deklaruar për tjetrin. /Insajderi.com