Andi Artani shpalosi të gjitha.
I ftuar në një intervistë në “NIN” rrëfeu gjithë eksperiencën e tij brenda programit “Për’puthen”.
Ai e sqaroi lidhjen e mundshme me Diona Fonën, dhe tregoi gjithë historinë deri tek ndarja me ish- konkurenten që dolën çift nga emisioni, Jasmin Kadriu.
Por, ‘kulmi’ i intervistës ishte kur kjo e fundit ndërhyu me një pyetje.
Pyetja ishtte jo vetëm për Andin, por drejtuar edhe këngëtarës. Andi u shtang dhe pyeti “Qka po lyp ajo me pyetje”, me një nënqeshje.
Pyetja e Jasmin ishte “Thjesht dua diçka t’i pyesësh dy protagonistët e gjithë kësaj zhurme, pse nuk dolën kurrë publikisht për të mbytur thashethemet por i lanë njerëzit të mendonin se kishin diçka bashkë. Pse si ajo (Diona Fona) si ky u pëlqeu vëmendja negative e publikut kur shumë mirë mund të dilnin me një deklaratë ku sqaronin çdo gjë”.
Andi u përgjigj duke thënë se këtë “vëmendje negative” e ka nisur vetë Jasmina duke hedhur InstaStory e më pas e cilësoi si njeri që i bie pishman dhe kthehet kur e din se është gabim. Bukuroshi nga Peja shtoi se është i pastër me veten. /Insajderi.com