
Aktori i njohur për rolin e tij në “Aquaman”, sapo ka befasuar bashkëshorten e tij, Lisa Bonet.
Dhe jo me diçka që jemi mësuar të shohim zakonisht – ai restauroi makinën e vjetër të bashkëshortes së tij, një Ford Mustang e vitit 1965, njofton Insajderi.
Aktori dokumentoi përgatitjen e dhuratës së tij në një video në YouTube të titulluar, “Mustangu i parë i gruas sime”. Ai e quajti makinën, të cilën Bonet e bleu kur ishte 17 vjeçare, “dashuria e saj e parë.”
“Unë e di se ne nuk mund të rijetojmë një kujtim, por mbase mund të rindërtojmë një”, tha ai.
Çifti u martuan në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë. Lisa Bonet ishte martuar më parë me Lenny Kravitz. /Insajderi.com
Burimi: CNN