“Jem ata që vrasim shkije në ditën e marsit” – Gold Ag tregon se a ishte dënuar për dy këngët kontroverse

“Jem ata që vrasim shkije në ditën e marsit” – Gold Ag tregon se a ishte dënuar për dy këngët kontroverse

Këngëtari i njohur Arian Agushi, që mban emrin artistik Gold AG, ka zbuluar në T7 se është shpallur i pafajshëm në gjykimin rreth këngëve të tij Shqiptar I dhe II. Ai ka zbuluar se ka vuajtur shumë gjatë këtij gjykimi.

“Kom hekë shumë sa i përket këngës Shqiptar I dhe II”, ka thënë Gold AG.

“Nuk jam mësuar të endem nëpër gjykata”

Ai ka shtuar se përkundër që karriera e tij si reper e ka vënë përballë sfidave të shumta ai asnjëherë nuk ka qenë kriminel dhe nuk ka pasur asnjëherë dëshirë që të trajtohet si një i tillë.

Gjithsesi ai ka thënë se ka pasur trajtim të mirë në gjykatë nga të gjithë dhe madje policët e të tjerë kanë bërë foto me të sa herë është paraqitur në gjykatë.