Jennifer Aniston kthehet me ish-të dashurin?

Jennifer Aniston kthehet me ish-të dashurin?

Një botim i fundit i Who raporton se Jennifer Aniston dhe John Mayer janë kthyer së bashku, njofton Insajderi.

Sipas tabloidit, ka pasur shenja të shumta që tregojnë bashkimin e çiftit. Së pari, tabloidi sjell fotografi se si Aniston dhe Mayer u panë duke lënë të njëjtin restorant vetëm disa momente larg njëri-tjetrit vitin e kaluar.

Për më tepër, fansat besojnë se e kanë pikasur qenin e Aniston, Lord Chesterfield, në një video të TikTok të Mayer, duke nxitur më tej thashethemet e ribashkimit.

Dyshja ka qenë në një romancë për rreth një vit, gjatë vitit 2008 dhe 2009.

Arsyet e ndarjes nuk u bënë kurrë të qarta, por u tha se Mayer nuk ishte treguar besnik ndaj aktores. Gjithashtu, u tha se shkak për ndarjen ishte diferenca e tyre në moshë. /Insajderi.com