Jennifer Aniston thotë se rikthimi i serialit “Friends” do të jetë argëtues dhe emocionues

Jennifer Aniston thotë se rikthimi i serialit “Friends” do të jetë argëtues dhe emocionues

Adhuruesit e serialit “Friends”, ka kohë që po e mezi presin rikthimin e këtij seriali.

Jennifer Aniston, e cila luan një prej karaktereve të preferuar të këtij seriali, ka thënë që pavarësisht shtyerjes së datës së lansimit, adhuruesit mund të i ngrisin pritjet, sepse do të jetë “shumë më emocionues dhe argëtues se sa sezonat e kaluara.”

Aktorja që edhe u bë e famshme me karakterin e Rachel Green, tha se shtyerjen e lansimit e sheh me optimizëm, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

“Do të jetë super. Shtyerja na ka dhënë mundësi të bëjmë gjëra më argëtuese se që kemi menduar.”

Ajo me tallje ka shtuar se si seriali duket sikur nuk do të përfundojë kurrë.

“Ne nuk do të shkojmë gjëkundi. Ju kurrë nuk do i hiqni qafe “Friends”. Ne do të jemi me ju deri në fund.”

Sipas njoftimit të fundit seriali do të dal në muajin maj të vitit 2021./Insajderi.com