Jennifer Lopez del rrugëve me fustanin përrallor të nusërisë

Jennifer Lopez del rrugëve me fustanin përrallor të nusërisë

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Jennifer Lopez është një ndër personazhet më të komentuar të mediave rozë.

Projektet e si  në muzikë ashtu edhe në aktrim, bëjnë bujë  të madhe.  Menjëherë pas realizimit të filmit ‘Hustler’ që rezultoi të jetë  një sukses, Jennifer konfirmoi se po merret më një film të ri.

Filmi në fjalë titullohet me “Marry me’ dhe xhirimet kanë nosur. Ylli botëror do të luajë përkrah këngëtarit të njohur, Maluma, i cili në film ka rolin e të fejuarit  të saj.

Së fundmi  Jennifer është fotografuar  rrugëve të Neë Yorkut, e veshur me një fustan përrallor nusërie të përgatitur enkas për të.

Fustani i ka shërbyer për rolin e saj në filmin ‘Marry me’.  Fansat  mezi po  presin ta shikojnë të  realizuar këtë film, pasi ka bashkuar dy personazhe shumë të dashu r për to: Malumën dhe Jenniferin.