Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë tashmë zyrtarisht të ndarë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë tashmë zyrtarisht të ndarë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez zyrtarisht i dhanë fund fejesës së tyre dyvjeçar.

Këngëtarja dhe ish-futbollisti i bejsbollit, të cilët janë çift që nga viti 2017, thonë se do të mbesin miq të mirë.

Të dy zbuluan lajmin në një deklaratë të përbashkët ekskluzive për “Today”, njofton Insajderi.

“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”, tha çifti në deklaratë.

Raportet për herë të parë qarkulluan në mars se ata kishin ndërprerë fejesën e tyre, por burime të shumta thonin në atë kohë se të dy “kurrë nuk u ndanë zyrtarisht” dhe ishin ende së bashku. /Insajderi.com