Jennifer Lopez mbush 50-vjeç, partneri i saj harxhon shumën marramendëse për dhuratën

Jennifer Lopez mbush 50-vjeç, partneri i saj harxhon shumën marramendëse për dhuratën

Jennifer Lopez po feston 50-vjetorin e saj e rrethuar nga luksi dhe makina sportive, e gjitha falë partnerit të saj, Alex Rodriguez.

Jennifer është parë duke provuar makinën e saj të re në Miami, një ‘Porche’ sportiv në ngjyrë të kuqe.

Për t’u rikthyer tek dhurata e Alex, ai ka harxhuar plot 140,000 dollarë dhe makina ka ardhur ‘e paketuar’ me një fjongo në ngjyrë floriri, që kombinon edhe me zbukurimet e festës së Lopez.

Kujtojmë se pak kohë më parë dyshja zyrtarizoi fejesën dhe duket se marrëdhënia e tyre është më mirë se kurrë.