
Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Ajo së fundmi ka zënë vend në kopertinën e magazinës “Allure”, duke lënë mijëra fansa gojëhapur me pamjen e saj.
Jlo ka mahnitur edhe me stilin e ri të flokëve, derisa shihej se i kishte shumë të shkurtra.
Ajo ka folur edhe për shtyrjen e martesës, të cilën e kishte planifikuar që në vitin e kaluar me të fejuarin, Alex Rodriguez.
Mirëpo ata u detyruan të shtyjnë dasmën e tyre dy herë për shkak të pandemisë.
“Ndoshta nuk ishte koha e duhur që të martoheshim, gjithçka ka kohën e vet”, është shprehur ajo.
51-vjeçarja ndër të tjera është parë të jetë mjaft natyrale, ndërsa merrte poza atraktive para kamerës.