Jennifer Lopez nisë një sfidë në Tiktok – frymëzimi i erdhi nga një djalë shqiptar

Jennifer Lopez nisë një sfidë në Tiktok – frymëzimi i erdhi nga një djalë shqiptar

Ka dy javë që Jennifer Lopez ka lansuar këngën e saj të re “In The Morning”, e si rëndom ajo po e provon edhe në llogarinë e saj në TikTok, njofton Insajderi.

Madje ajo ka nisur edhe një sfidë në TikTok, duke prezantuar një koreografi ku më pas përdoruesit do e imitonin dhe ta lansonin në llogarinë e tyre me hashtag #InTheMorningChallenge.

Por ideja dhe koreografia ishte e një përdoruesi shqiptar, Ardit Nrecës që shpeshherë lanson video duke vallëzuar. Videoja e tij i ra në sy këngëtares me famë botërore, që e vlerësoi aq shumë idenë e tij.

Për t’i dhënë meritat për koreografinë origjinale, ajo ndau videon e tij në të gjitha rrjetet e saj sociale.

Më poshtë mund të ndiqni videon e Arditit.

@jloOMG I just saw this and I LOVE it! Should I make this my new ##InTheMorningChallenge!? ⛅️ @ardit_nreca ❤️♬ original sound – JLO

Videoja e mëposhtme sjellë edhe vallëzimin e Jennifer Lopez dhe lansimin e sfidës së saj. /Insajderi.com

@jloHERE IT IS!! The ##InTheMorningChallenge starts NOW!!! ⛅️ 🚨 Can’t wait to see yours!!! ##MorningFace ##JLOBEAUTY ##MorningEveningChallenge @ardit_nreca

♬ In The Morning JLo – JLO