Jennifer Lopez përlotet në skenë gjatë fjalimit

Jennifer Lopez përlotet në skenë gjatë fjalimit

Këtë të diel, Jennifer Lopez pranoi çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes në “People’s Choice Awards”. Teksa Armie Hammer po prezantonte fituesin e çmimit ajo tha:

“Jennifer Lopez gjithnjë ka parë botën dhe ka thënë pse jo. Pse jo një vajzë e thjeshtë të bëjë filma të suksesshëm? Pse jo në aktore të dominojë top listat muzikore të botës? Dhe pse jo një vajzë e vogël nga Bronx-i të triumfojë në modë dhe industrinë e bukurisë? Dhe pse jo të mos bëhet një ikonë globale?”

E veshur me një dizajn të bukur nga Christian Siriano, aktorja eci hijshëm nëpër skenë, para se të mbërrinte në podium, shkruan E Online, transmeton Insajderi.

Më në fund erdhi koha edhe për fjalimin e artistet. Duke mbajtur në dorë çmimin e saj, ajo tha:

“Oh Zoti im, viti 2020, nuk ishte shaka a po jo? E kam fjalën, para këtij viti ishim të fiksuar të fitonim këtë çmim, të nominoheshim për këtë çmim, dhe ishim të zënë duke shikuar se kush po shet më shumë këngë, dhe filmi i kujt fitoi më shumë…Ky vit ishte një mësues i mirë. Na tregoi se çfarë ka rëndësi dhe çfarë jo, kurse për mua, e dëshmoi edhe një herë se kush ka më së shumti rëndësi – njerëzit”.

“Besimi juaj dhe besimi juaj në mua më motivon të vazhdoj dhe nganjëherë kur jam e lodhur ose e demoralizuar si shumë prej nesh kanë qenë këtë vit, është familja ime, miqtë e mi, fëmijët e mi dhe fansat e mi, ju njerëz, të cilët më kanë ngritur lart kur nuk mund të ngrihesha vetë”, tha ajo ndër të tjerash.

Jennifer Lopez u emocionua e kështu emocionoi të gjithë ndjekësit me fjalimin e saj të ndjerë. Ajo na e kujtoi edhe njëherë pse e gjithë bota e duan kaq shumë. /Insajderi.com