Jeremy Tardy largohet nga seriali “Dear White People” për arsye të diskriminimit racial

Jeremy Tardy largohet nga seriali “Dear White People” për arsye të diskriminimit racial

Jeremy Tardy, aktor nga seriali “Dear White People” i cili jepet në Netflix, ka dhënë një deklaratë sipas të cilës ai nuk do të kthehet në sezonën e fundit të serialit për shkak të “përvojës me Lionsgate dhe praktikave të diskriminimit racial.”

“Pasi na u ofrua të kthehemi për disa episoda, ekipi im u lajmërua që oferta jonë nuk do të merret parasysh dhe se oferta e tyre ishte finale.”

“Ekipi im lajmëroi Lionsgate dhe producentët që një aktor i bardhë arriti të negociojë në gjëra që unë nuk mundem, pavarësisht mirënjohjeve të mia dhe përvojës.”

Sipas Variety, një zëdhënës i Lionsgate është përgjgjur duke e quajtur negociatën ‘financiare’ dhe duke thënë se “Lionsgate është përkushtuar për trajtim të barabartë për të gjithë talented, pavarësisht racës, gjinisë, moshës apo orientimit seksual./Insajderi.com