Jessica Alba rrëfen pse la aktrimin në kulmin e karrierës së saj

Jessica Alba rrëfen pse la aktrimin në kulmin e karrierës së saj

Në ditët e para të karrierës së saj, Jessica Alba ishte një nga aktoret më të njohura në Hollyëood, duke u ngjitur me sukses në shkallët e famës.

Ndërsa vitet kalonin, Alba ndryshoi fokusin dhe në vitin 2011 krijoi biznesin e saj të shëndetit dhe bukurisë “Honest Beauty” – e cila filloi në Mbretërinë e Bashkuar vetëm dy vjet më parë.

Nëna e tre fëmijëve foli hapur për revistën “Romper” për atë që e motivoi vendimin e saj për të bërë një hap prapa nga aktrimi, duke thënë se mbetja shtatzënë me fëmijën e saj të parë në vitin 2008 e bëri që ajo të rivlerësonte sa shumë kohë po i merrte karriera nga koha e saj me familjen, njofton Insajderi.

Për më tepër, ajo rrëfeu edhe problemet e saj me shëndetin.

“Nëna ime kishte kancer në një moshë vërtet të re, në të njëzetat e saj të hershme. Jam rritur me sëmundje kronike. Kam bërë pesë operacione para se të isha 11 vjeçare”, shpjegoi ajo. “Kisha alergji kronike dhe isha i shtruar në spital shumë si fëmijë”.

“Pata një moment kur mendova se dua të jetoj, të lulëzoj dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë personin e vogël që po sjellë në botë. Kështu që shëndeti im ka rëndësi. Dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Është shumë e vështirë të jesh i lumtur kur nuk e ke shëndetin”.

Si përfundim ishte kujdesi për veten dhe shëndeti ajo që e motivoi aktoren të largohet nga vrulli i industrisë së aktrimit dhe televizionit. /Insajderi.com