Është në lidhje a po jo? I dashuri në Amerikë, Kosovë apo Shqipëri? Këto janë vetëm nga disa artikujt e përditshëm, që modelja shqiptare Adrola Dushi përballet çdo ditë, njofton Insajderi.
Jeta e saj mes Amerikës dhe Shqipërisë ka lënë shumë hapësira për interpretime, madje edhe ‘heshtja’ e modeles, ka përforcuar më tej thashethemet.
Ka disa kohë që lidhja e saj e supozuar me djalin e avokatit Tomë Gashi, Albinin është shndërruar në dramë. As Adrola as Albini nuk ka folur asnjëherë publikisht në lidhje me thashethemet.
Së fundmi, shkuarja në Amerikë u interpretua si “ndarje” nga Albini dhe mbyllje e kapitullit në Shqipëri.
Por modelja me anë të një postimi deshi të sqarojë të gjithë për diçka shumë personale siç është jeta e saj.
“Asnjehere nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme qe behen neper portale pasi to gjithe e dime si jane, por meqe po perseritet shpesh e njejta histori detyrohem per te sqaruar njehere e pergjithmone: Do te flas sot per here te pare dhe te fundit meqenese prej muajsh, mediat po e bejne terkuze per interesa te s’di se kujt. Qe prej dites qe u zhvendosa per te jetuar ne SHBA, nuk e kam menduar kurre ta le Ameriken per ndonje arsye…Shqiperia eshte vendi im dhe vij cdo vit, disa here ne vit, sepse atje kam njerez qe i dua shume. Ditelindjen e kam festuar vetem me miqte e mi to ngushte…Te gjitha cfare lexoni verdalle jane pjelle e fantazise se të tjere njerezve, shume Iarg realitetit tim. Shendet e to mira! Adrola”.
Kjo duket të jetë edhe si mohim i romancës së supozuar me Albin Gashin. /Insajderi.com