Jeta luksoze e Loredanës, një byzylyk i saj kushton mbi 60 mijë euro

Jeta luksoze e Loredanës, një byzylyk i saj kushton mbi 60 mijë euro

Reperja shqiptare e njohur edhe në tregun muzikor të Zvicrës dhe atë të Gjermanisë, Loredana Zefi është një ndër figurat publike më të përfolura në mediat rozë.

Ditëve të fundit Lori po përfolet për një shtatëzëni të mundshme pas ndarjes nga reperi Mozzik.

Përveçse për lidhjen e saj me Mozzikun, ajo është e përfolur edhe për jetën luksoze që bën, e një gjë e tillë është mjaft e dukshme edhe në postimet që bën në rrjete sociale.

26-vjeçarja është një ndër të famshmet nga Kosova që ka më së shumti ndjekës në rrjetin social Instagram.

Atë e ndjekin hiç më pak se tre milionë njerëz, të cilët sigurisht e përcjellin me shumë vëmendje jetën personale dhe profesionale të reperes.

Së fundmi, në sy ka rënë një paraqitje e Lorit, ku shihet me një kostum të gjelbër me vija.

Faqja ‘Shqip Closet’ kësaj radhe ka komentuar çmimet e dukjes së Lorit, duke sjell një vlerë të tërësishme.

Kostumi që ka veshur i ‘Yaismina’ kushton komplet 90 euro, ndërsa vetëm byzylyku i ‘Cartier’ kap vlerën e mbi 61 mijë eurove.

Foto: Screenshot/ShqipCloset

Ajo po ashtu mbante një futrollë të markës ‘Prada’ që kushton hiç më pak se 250 euro./SHQIP.com