Jim Belushi beson se marihuana do ta kishte shpëtuar vëllain e tij John-in

Jim Belushi beson se marihuana do ta kishte shpëtuar vëllain e tij John-in

Aktori Jim Belushi është pro-kanabis dhe thotë se beson se vëllai i tij John do të ishte akoma gjallë nëse ai do të kishte konsumuar marihuanë, shkruan CNN, transmeton Injsaderi.

“Growing Belushi” pati premierën të mërkurën në mbrëmje në Discovery dhe shfaqja paraqet përpjekjet e Jim Belushi për të rritur fermën e tij legale të kanabisit në Oregon.

Në episodin debutues ai foli për vëllain e tij, të famshëm John Belushi, i cili vdiq në moshën 33 vjeçare nga një mbidozë e kokainës dhe heroinës në Chateau Marmont në Los Angeles në vitin 1982.

Jim Belushi tha se ai beson se vëllai i tij më i madh vuajti nga Enncefalopatia Kronike Traumatike si rezultat i lojës së futbollit në shkollë të mesme.

“Ai ishte një sulmues i vijës së mesme,” tha Belushi në emision. “Unë e di se ai kishte dëme në tru. Sapo alkooli dhe droga ishin në dispozicion të tij unë mendoj se ai shkoi drejt në (vetë) mjekim”.

CTE është një sëmundje progresive, degjeneruese e trurit e cila mund të shkaktohet nga trauma të përsëritura në tru, siç janë ato që vuajnë nga disa futbollistë kur goditen në fushë.

“Në vitet ’70, sikur ta dinin atë që dinim sot për marihuanën dhe përfitimet shëruese, mendoj se vëllai im do të ishte akoma gjallë,” – tha Jim Belushi. /Insajderi.com