
Pasi kaloi dekada duke bërë filma dhe seriale, aktori-improvizues-muzikant Jim Belushi po ecën një rrugë të re, njofton Insajderi.
Aktori me prejardhje shqiptare është bërë fermer i marihuanës, duke korrur barin në një fermë 93 hektarë përgjatë lumit Rogue në jug të Oregonit. Përpjekjet e tij bujqësore do të kronikohen në serialin e ri televiziv “Growing Belushi”, i cili debuton sot në Discovery Channel.
Shfaqja – e cila përfshin familjen dhe miqtë, përfshirë Dan Aykroyd dhe The Blues Brothers Band – përqendrohet në përpjekjet e Belushi dhe kushëririt të tij Chris për të ndërtuar biznesin.
Kujtimi i vëllait të tij John, i cili vdiq në 1982 nga një mbidozë e drogës, ushqen pasionin e Jim Belushi për fermën e tij, të paktën pjesërisht.
Belushi e percepton marihuanën si një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen dhe qetësuar shpirtrat.
Belushi pranon se ka përdorur marihuanën ndërsa ishte student në Shkollën e Mesme Qendrore Wheaton. Atëherë ishte e paligjshme, tha ai; tani “është një botë krejt tjetër”. /Insajderi.com
Burimi: Daily Herald