Jim Belushi thotë se marihuana e ndihmoi atë ta përballonte vdekjen e vëllait

Jim Belushi thotë se marihuana e ndihmoi atë ta përballonte vdekjen e vëllait

Pesë vjet më parë, Jim Belushi u largua nga Hollywood për të filluar një jetë të re si fermer – një fermer i marihuanës, shkruan Newsweek, transmeton Insajderi.

Por përpjekja nuk është vetëm një justifikim për të pasur furnizimin e tij personal. Siç tha Belushi, kanabisi e ka ndihmuar atë përgjatë një “rruge shërimi” personale, për të trajtuar traumën e vdekjes së vëllait të tij.

Vëllai i tij, natyrisht, ishte legjendari John Belushi. John, i cili vdiq nga një mbidozë e drogës në mars të vitit 1982, do të kishte mbushur 72 vjet në 24 janar.

Jim Belushi believes pot would have saved his brother John - CNN

Jim së fundmi realizoi edhe një reality show për “Fermën e Belushit”, që u shfaq premierë gushtin e vitit të kaluar në Discovery Channel.

Pavarësisht se është një kultivues i pasionuar i kanabisit, 66-vjeçari Jim Belushi, megjithatë nuk është i dhënë pas konsumimit të tij.

Ai e quan veten një “mikrodoser” që konsumon vetëm një grimë marihuane herë pas here, si shembull një dozë të lehtë në ushqim për ta ndihmuar atë të fle.

Gjithashtu nuk është plotësisht e vërtetë të thuash se ai i ka kthyer shpinën Hollywood-it, megjithëse është bërë më selektiv në rolet që pranon. /Insajderi.com