Aktori i madh hollivudian tregon për përditshmërinë e tij
Ikona e filmit “The Mask”, Jim Carrey ka dhënë një intervistë për Radio Times, ku mes tjerash ka treguar për jetën e tij që ai e quan të izoluar dhe vetmuar.
Ai ka thënë që kur nuk është duke punuar, rri i vetëm në shtëpunë e tij, dhe kënaqet në këtë mënyrë, edhepse shumë kujt, kjo mund t’i duket e pazakontë, sidomos për një person aq shumë të dashur për botën raporton Daily Mail.
Ai shtoi që edhepse pëlqen vetminë, nuk përjashton takimet me femra, leximin dhe pikturimin.
“Jeta ime në shtëpi mund të përshkruhet si izolim. Kam humbur shumë kohë dhe mendoj se kjo është e drejtë. Ndoshta kjo është një çuditshme, por unë kështu ndihem i lumtur”, tha Carrey për Daily Mail.
Megjithëse, gëzon një jetë të fshehur private, por nuk e fsheh zakonin e takimit me femra të panjohura.
“Më pëlqen të lexoj, të pikturoj dhe të bëjë skulptura. Gjithashtu dua të dal me femrat”, tha ai.
Martesa e parë e aktorit me Melissa Wormer zgjati nga 1987 deri në vitin 1995.
Pas kësaj, ai ishte u lidh me Catherine White. Çifti qëndroi së bashku deri në vitin 2015 kur ajo bëri vetëvrasje.
Pas vdekjes së saj, 56-vjeçari dha një intervistë në të cilën tha se ishte lënduar thellësisht dhe se nuk do të pranonte të ketë më marrëdhënie dhe se do të jetoj i izoluar.