Nëse ka diçka që veçon Ghetto Geasy-n nga të tjerët është adhurimi i tij për brendin luksoz Versace. Vishet kokë e këmbë Versace, madje e përdor edhe në tekstet e tij.
Gjatë ditës së djeshme, Ghetto publikoi bashkëpunimin me Majk me titull “Zhytem (Je t’aime)”, ku në disa skena ai shfaqet me një robdeshambër të zi Versace të stilit barok.
Fansat madje edhe media ishin të shpejtë të reagonin, duke thënë se reperi vishet me rrobat e Marinës. Shkak i kësaj ishte kjo foto e Marinës ku shfaqet në të njëjtin robdeshambër.
Mirëpo jo, reperi nuk ka huazuar robdeshambrin e bashkëshortes sa për klip. Ndodh që dyshja i kanë blerë bashkë, ose i pëlqeu i Marinës aq shumë sa që Ghetto bleu një për vete… Madje as nuk mund të thuhet që Ghetto vishet me rroba grash, sepse robdeshmabëri nga Versace reklamohet si uni-sex (për të dy gjinitë) dhe kushton 390 euro. /Insajderi.com