Jo, Jennifer Lopez nuk ka bërë kurrë ‘botox’ –  ajo ka disa sekrete për një pamje sa më rinore

Jo, Jennifer Lopez nuk ka bërë kurrë ‘botox’ –  ajo ka disa sekrete për një pamje sa më rinore
Burimi i fotografisë: Nathan Congleton/NBCU Photo Bank/NBCUniversal via Getty Images

Gjatë fundjavës, 51-vjeçarja Jennifer Lopez ndau një video në Instagram ku provon disa produkte të linjës së saj të re për herë të parë, njofton Insajderi.

“Në rregull, sapo hoqa maskën. Sinqerisht nuk mund të vërej asnjë rrudhë në fytyrë”, thotë ajo në videon që ka ndarë duke u prezantuar ndjekësve të saj efektet mrekullibërëse të produkteve. “Më duke se më hoqi 10 vjet nga fytyra”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Pasi ndau postimin e saj, Lopez mori një koment nga një përdoruese që i tha se në fakt ajo ka injektuar botox për të arritur pamjen e saj.

“Definitivisht ke Botox. Dhe me tonelata madje”, shkroi përdoruesja. “Është në rregull. Vetëm po e potencoj”.

Shpejt erdhi edhe përgjigjja e saj e hijshme dhe më pas Lopez ndau edhe disa sekrete për një pamje sa më rinore që kanë funksionuar për të.

“Haha, kjo është thjesht fytyra ime”, i ktheu përgjigje Lopez. “Për të 500-miliontën herë… nuk kam bërë kurrë botox, ose injeksione dhe operacione tjera!! Thjesht po them”.

“Merri vetes disa produkte të linjës JLo dhe ndjehu e bukur në lëkurën tënde!! Dhe ja ku ke edhe një tjetër sekret bukurie nga JLo: Mundohu të kalosh kohën sa më pozitive, e këndshme dhe mbështetëse për të tjerët”, vazhdoi ajo.

“Mos harxho kohën duke ulur të tjerët dhe kjo do të të mbajë më rinore e më të bukur, gjithashtu”.

Pas shumë muajsh pritje, në fillim të këtij janari, Lopez më në fund ka lansuar linjën e saj të produkteve të bukurisë. /Insajderi.com