Jo më në Itali – Mozzik, Loredana dhe Hana drejt një destinacioni tjetër

Jo më në Itali – Mozzik, Loredana dhe Hana drejt një destinacioni tjetër

Për një kohë të gjatë rrjeti gumëzhin për një rikthim të mundshëm të Mozzik dhe Loredanës, prindër të një vajze me emrin Hana, njofton Insajderi.

Reperi ka mohuar thashethemet duke theksuar se ata të dy mbajnë kontakte dhe kanë raporte të mira për hir të vajzës. Mirëpo, fakte të tjera indikojnë të kundërtën.

Së fundmi ata kanë nisur të ndiqen përsëri në rrjete sociale. Mozzik u paraqit në dokumentarin që flet për jetën e Loredanës. U panë në Gjermani, Zvicër dhe Kosovë bashkë.

Ndërkohë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik  publikoi një fotografi duke i vendosur lokacionin Milano, Itali. Ndonëse nuk zbuloi se kush po e shoqëronte, ai ra në sy të një fansi i cili i shkrepi një foto.

Fansat shpejt sugjeruan se ajo ishte Loredana dhe gjithçka u konfirmua kur edhe ajo publikoi foto nga Milano në Instagram.

Mirëpo vizita në metropolin italian ishte e shkurtër, sepse Loredana, Mozzik dhe Hana janë nisur drejt tokës arabe në Dubai. Ata po i shoqëron edhe motra e reperes.

Të dy artistët publikuan fotografi nga eksperienca e klasit të parë të fluturimit, dhe ndonëse të dy nuk shihen në fotografi të njëjtë, artistët po ndajnë të njëjtin ambient nisur nga postimet e tyre.

Ky udhëtim në ditën e të dashuruarve përforcon edhe më shumë supozimet se ata vetëm se janë bashkë. /Insajderi.com