
Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara sapo kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Aktorët kanë vendosur që djalit të tyre t’i vënë emrin River, sipas vëllaut të ndjerë të Joaquin i cili vdoq në vitin 1993 në një mbidozë droge.
Rooney nuk e kishte konfirmuar kurrë shtatëzaninë e saj, mirëpo është fotografuar me barkun e fryrë gjatë verës.
Lajmi për shtatëzaninë e saj është lajmëruar nga Victor Kossakovsky në një sesion Q&A në Zurich Film Festival, gjatë premierës së Gunda, një film ku Joaquin kishte punuar si producent ekzekutiv.
Duke arsyetuar mungësën e aktorit në festival Kossakovsky kishte thënë: “Ai sapo është bërë me fëmijë, një djalë të mrekullueshëm me emrin River, prandaj ai nuk mund të jetë pjesë e promovimit tani.”/Insajderi.com
Burimi: Mirror