Joaquin Phoenix do të luajë Napoleon Bonaparte në filmin e ri të Ridley Scott

Joaquin Phoenix do të luajë Napoleon Bonaparte në filmin e ri të Ridley Scott

20 vjet pasi Joaquin Phoenix u shfaq si perandori Romak Commodus në “Gladiatorin” e Ridley Scott, është njoftuar se ai do të bëhet bashkë edhe një herë me regjisorin për të portretizuar një perandor tjetër të famshëm: kësaj here, Napoleon Bonaparte.

Biografia e ardhshme, “Kitbag”, një titull që referon thënien se “ka një gjeneral të fshehur në çantën e çdo ushtari”, sipas Deadline thuhet se do të përqendrohet në jetën personale të udhëheqësit ushtarak francez. Më konkretisht, filmi do të eksplorojë ngritjen e shpejtë të Napoleonit në pushtet dhe marrëdhëniet e paqëndrueshme që ai kishte me gruan e tij, Josephine.

Skenaristi David Scarpa po zhvillon skenarin për këtë film epik, pasi ka punuar më parë me Scott në filmin 2017 “All Money in the World”.

Megjithatë, para Kitbag, Ridley Scott është vendosur të xhirojë filmin “Gucci”, në të cilin Lady Gaga do të portretizojë Patrizia Reggiani, gruan (dhe më vonë vrasësen e dënuar) të Maurizio Gucci, nip i themeluesit të labelit, Guccio Gucci.

Prodhimi i “Gucci” është planifikuar të fillojë në Itali në fillim të vitit 2021. Në krye të Lady Gaga, Adam Driver, Jared Leto, Al Pacino dhe Robert De Niro u njoftuan të ishin në bisedime për t’u bashkuar me kastin e filmit në gusht./Insajderi.com

Burimi: Dazed