John Cena u martua me Shay Shariatzadeh të hënën në një ceremoni sekrete në Florida, rreth 18 muaj pasi u panë së pari së bashku në mars të vitit 2019, njoftoi People, transmeton Insajderi.
Ceremonia private ishte ndoshta e përshtatshme për mundësin e njohur për frazën e tij “Ju nuk mund të më shihni”.
Paparazzi së pari fotografoi Cena, 43 vjeçar dhe Shariatzadeh, 30 vjeçare, së bashku në Vancouver, Kanada, menjëherë pasi ylli i “WWE” dhe mundësja tjetër Nikki Bella prishën fejesën.
Shariatzadeh është menaxhere e produkteve në kompaninë e teknologjisë Sonatype, sipas faqes së saj në LinkedIn. Ajo u takua me Cena ndërsa ai ishte duke filmuar “Playing With Fire” në Vancouver.
Cena ishte martuar një herë më parë, me Elizabeth Huberdeau në vitin 2009 por dyshja u ndanë në vitin 2012. /Insajderi.com