
Michael B. Jordan është zyrtarisht ‘burri më seksi i vitit’ zgjedhur nga “People”, dhe John Legend nuk mund të ishte më i lumtur për të.
Aktori i “Black Panther” Michael u nderua me titullin këtë vit, që do të thotë se ai tani ka zbritur nga froni këngëtarin, shkruan Metro, transmeton Insajderi.
John reagoi duke shkruar në Twitter:
“Urime vëllait tim Michael B! Dhe faleminderit! Tani mund të vazhdoj të shtoj peshë gjatë karantinës pa presionin se kam një titull për të mbajtur”.
Aktori u shpreh shumë i lumtur për vlerësimin, duke thënë se tashmë ishte pjesë e një grupi shumë të mirë ndërkohë që tha se vajzat dhe gratë e familjes së tij janë shumë krenare për të. /Insajderi.com