Në një intervistë me Cosmopolitan, John Legend thotë se amerikanët mund të duhet të mendojnë të lënë vendin nëse Presidenti Trump rizgjidhet për një mandat të dytë, njofton Insajderi.
“E mendoj herë pas here”, tha ai. “Ne kemi lindur dhe jemi rritur këtu, të gjitha familjet tona janë këtu. Do të ishte e vështirë të largoheshim. Por nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur ke një udhëheqës që po përpiqet të shkatërrojë demokracinë.”
Këngëtari vazhdoi, duke thënë se “Nëse ai projekt [për të shkatërruar demokracinë] do të ishte në ndonjë mënyrë i suksesshëm, do të duhet të mendojnë të shkojmë diku që është një demokraci e vërtetë, që ka respekt për shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut”.
Legend dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, të cilët aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë së bashku, janë kundërshtarë të zëshëm të Trump dhe ai është përfshirë në retorikë të ashpër me çiftin në Twitter. /Insajderi.com