John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes së ndjerë

Aktorja vdiq në korrik pas një beteje me kancerin e gjirit.

John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes së ndjerë

John Travolta e nderoi gruan e tij të ndjerë, Kelly Preston, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 58-të, njofton Insajderi.

Aktori postoi në Instagram herët të martën me një mesazh për Preston, e cila vdiq në korrik.

“Urime ditëlindjen shpirt! Gjeta këtë foto të dasmës së mamit dhe babait tim. Ishte bukur të shihja tonën së bashku me ato. Më të gjithë dashurinë, John”, shkroi aktori.

Prindërit e Travoltës, Salvatore dhe Helen, shfaqen në një foto bardh e zi nga dasma e tyre. Në foton e tij të dasmës, Travolta ka një kravatë të zezë dhe po mbahet për dore me Preston, në flokët kaçurrela të se cilës, shihet një vello e bardhë e gjatë.

Preston, e cila luajti në filma të tillë si “Jerry Maguire” dhe “Twins”, u nda nga jeta pasi luftoi me kancerin e gjirit për dy vjet. Preston nuk e bëri publike betejën e saj me kancer, por Travolta konfirmoi vdekjen e saj, me një postim në Instagram. /Insajderi.com

Burimi: Fox News