Johnny Deep akuzon gruan e tij Amber Heard për manipulim të psikiatrit

Johnny Deep akuzon gruan e tij Amber Heard për manipulim të psikiatrit

Shënimet e psikiatrit të gjykatës për rastin Deep Heard sugjerojnë që aktori Johnny Deep xhelozonte karrierën e gruas së tij, e sidomos punën profesionale me aktorin James Franco, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Psikiatri Wass tha për gjykatën që Heard po kurohej për ankth nga doktori privat i Depp dhe prej tij u referua te një tjetër doctor, Connell Cowan. Ajo tha :” Johnny Deep ishte xheloz për karierën e saj e sidomos nga skenat romantike me aktorin partner, James Franco.”

Ajo shton poashtu se filmi i Heard me James Franco ka bërë që Johnny Deep të përfundojë në spital.

Heard ka thënë edhe se ”Të gjithë janë të frikësuar nga fuqia dhe paratë e tij. Askush nuk arrin t’i qëndrojë afër.”

Depp i pyetur nëse ka ndonjë arsye se pse ish gruaja e tij të ketë thënë këtë, u shpreh se “Unë besoj që kjo I përshtatet shumë asaj. E gjithë kjo histori është një gënjeshtër për të manipuluar psikiatrin.”/Insajderi.com