Aktori amerikan Johnny Depp u pa për herë të parë në publik pasi ai humbi rastin e tij kundër ish-bashkëshortes në gjyq.
Duke pranuar një çmim nga festivali polak i filmit “EnergaCamerimage”, ylli i “Piratëve të Karaibeve” u paraqit nga prapa grilave ndërsa iu dha çmimi, shkruan Geo Tv, transmeton Insajderi.
Aktori u nderua për ndjeshmërinë e tij unike vizuale ndërsa filmi i tij “Minamata” mbylli edicionin e 28-të.
Festivali publikoi një foto të Depp që buzëqeshte nga prapa hekurave me çmimin në njërën dorë.
And greetings from Johnny Depp from the Bahamas! 🐸🌴☀️
——
Festival’s Strategic Sponsor is @EnergaSA#EnergaCAMERIMAGE #Energa #Camerimage2020 #Camerimage #online pic.twitter.com/JUHzygXiI5— EnergaCAMERIMAGE (@CamerimageFest) November 21, 2020
Depp nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në festival për të marrë çmimin e tij personalisht për shkak të pandemisë së Coronavirusit që ka kapluar globin.
Në një letër të shkruar për festivalin, Depp tha: “Marrëdhënia midis aktorit dhe kineastit është një çështje thelbësore. Mund të thuash edhe më e rëndësishmja, duke e konsideruar se kinemaja, më shumë se gjithçka, është një medium vizual”.
“Unë gjithmonë kam qenë dikush që nuk ka pasur nevojë të dijë se çfarë po vjen. Për të kapur ato momente të paprovuara – ato momente të gabimit të bukur – ato momente të njëjta që e bëjnë kinemanë dhe jetën, magji”, shtoi ai. /Insajderi.com