Johnny Depp: Sipas vendimit më të ri të gjykatës akuzat e ish – gruas së tij janë gënjeshtra

Johnny Depp: Sipas vendimit më të ri të gjykatës akuzat e ish – gruas së tij janë gënjeshtra

Johnny Depp, I preferuari I Hollywood-it dhe jo vetëm, “theu” zemrat e miliona adhuruesve në mbarë botën kur tashmë ish gruaja e tij, Amber Heard, e akuzoi për dhunë fizike. Depp mohoi kategorikisht këtë akuzë, por kjo mjaftoi që shumë prej regjisorëve e produksioneve filmike të e shohin me mosbesim angazhimin e tij në projektet e tyre të ardhshme.

Depp dhe Heard u përballën në gjykatën të Marten në mëngjes. Sipas akuzës së Heard “ai ishte kontrollues dhe abuziv verbalisht dhe fizikisht, sidomos kur ishte nën ndikimin e drogave dhe alkoolit.”

Por avokati i Depp mohon këto akuza dhe thotë se ishte Deep ai i cili u abuzua, raporton BBC.com, shkruan Insajderi.

“Tani jam i bindur që ajo erdhi në jetën time për marrë gjithçka që ja vlente, dhe të shkatërrojë pjesën tjetër”, thotë aktori./Insajderi.com