Mads Mikkelsen është caktuar të portretizojë personazhin e Gellert Grindelwald në filmin “Fantastic Beasts” duke zëvendësuar kështu aktorin, Johnny Depp, shkruan Insider, transmeton Insajderi.
Depp luajti magjistarin e filmit në dy pjesët që janë lansuar, por së fundmi atij iu kërkua të jepte dorëheqje nga roli i tij në filmin e ardhshëm, pasi humbi gjyqin mes gazetën “The Sun” që përshkroi atë si një ‘abuzues grash’ pas ndarjes së tij me bashkëshorten, Amber Heard.
Mikkelsen u përfol shpejt si zëvendësuesi i Depp, por aktori danez më parë tha se nuk ishte kontaktuar për rolin dhe ishte “duke pritur për atë telefonatë”.
Kjo telefonatë duhet të ketë ardhur, meqenëse tani është zyrtarizuar, që ai do të luajë magjistarin tash e tutje. /Insajderi.com