Jonida flet për herë të parë pas ndarjes nga Romeo

Jonida flet për herë të parë pas ndarjes nga Romeo

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Romeo Veshaj, njofton Insajderi.

Ajo ka bërë të ditur se janë ndarë para katër muajsh dhe se kjo është bërë në mënyrë miqësore.

“Mund të them që ka qenë një histori shumë e bukur, për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun, por ashtu siç i ndodh çdo kujt që vie një moment dhe gjithçka zbehet. Nuk ka asnjë arsye konkrete”, deklaroi Jonida në një intervistë për Prive.

Ndërsa, për lidhjen e re të Romeos ajo u shpreh “I uroj jetë të lumtur çiftit”.

Romeo dhe Jonida kanë shprehur hapur lidhjen e tyre para disa muajsh, ku ata janë parë së bashku duke postuar në rrjetet e tyre sociale nga jeta e tyre private ku shfaqen gjithmonë krah njëri-tjetrit të lumtur. Por, romanca mes tyre nuk ka zgjatur. /Insajderi.com

Jonida Maliqi dhe Romeo fotografohen duke u përqafuar (VIDEO) – Lapsi.al