Një bebe bekoi martesën e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapi, njofton Insajderi.
Çifti i aktorëve mirëpritën në jetë një vogëlushe që e quajtën Emi. Lajmin e bëri të ditur Besnik Krapi me një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Që në takimin e parë kjo vogëlushe i ka marrë zemrën dhe babë e bijë u bënë menjëherë shok e shoqe.
“Zoti m’ka taku me ni çikë shumë t’bukur sot. Ma ka marr krejt zemrën! Emrin e ka Emi. N’fillim kajti fort … poget kur e kuptoj kush jom e kur m’pa qysh dokna 😂 Po menihere u bonëm shokë. U pajtum me kon shokë të ngushtë përjetë!”
Ai më pas thotë se foshnja dhe nëna janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore duke shprehur krenarinë që ndjen për këto dy femra në jetën e tij.
“Emi dhe nana e saj e bukur Jonida, që unë e du fort, janë shnosh e mirë! Ju dojmë shumë krejtve e faleminderit për kujdesin! Shoqes teme t’ngushtë, Zoti ia dhashtë shnetën, lumtuninë e durimin. Neve na boftë prind’ krenar! Vendi i vet u krenoftë me të!”, shkruan Krapi. /Insajderi.com