Jonida Vokshi kujton fillimet e mëmësisë së saj kur qau një orë në banjë

Jonida Vokshi kujton fillimet e mëmësisë së saj kur qau një orë në banjë

E ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, Jonida Vokshi ndau disa detaje të pa treguara më parë për lindjen e vajzës, Emit dhe fillimet e saj si nënë, njofton Insajderi.

Ajo kishte vënë tek vetja se kishte filluar të bëhej më e ndjeshme emocionalisht, dhe thekson një rast specifik.

Ishte rasti kur ajo kishte marrë në dorë Emin dhe nuk pushonte së qari. Atë moment bashkëshorti i saj, aktori dhe producenti Besnik Krapi e kishte marrë foshnjën nga duart e saj, e cila më pas kishe ndalë të qarën.

Një koment pa të keq i nënës së saj, që kishte qenë aty atë moment kishte shtyrë aktoren të qante për një orë në banjë.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë lehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qajë dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjë dhe kam qarë një orë rresht”, rrëfen aktorja.

“Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta, nuk ka më pikë xhelozie”, shton ajo më pas.

Ndërsa më pas aktorja shtoi se çifti kanë planë për zgjerimin e familjes, meqenëse ajo do që e vogla Emi të rritet me motra dhe vëllezër. /Insajderi.com