Jonida Vokshi na e dëshmon që kjo ngjyrë hibride flokësh është e përsosur për brunet

Jonida Vokshi na e dëshmon që kjo ngjyrë hibride flokësh është e përsosur për brunet
Burimi i fotografisë: Jonida Vokshi/Instagram

Aktorja dhe moderatorja shumë  e dashur, Jonida Vokshin është gjithnjë në vëmendjen e publikut jo vetëm për jetën personale dhe projektet që realizon, po edhe për flokët e gjatë brun të lëmuar e të shkëlqyer, njofton Insajdeir.

Sot me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo debutoi me një model të ri flokësh. Vokshi tani ka baluke.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Për një prerje që nga shumë gra konsiderohet ekstreme, ajo i qëndroi besnike tonalitetit të brunes – mirëpo me një ndryshim të vogël.

Që disa javë, ajo ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve pas shumë vitesh që ne e kemi parë si brune.

Ngjyra bazë vazhdon të jetë e errët vetëm se disa fije kanë ngjyrë më të hapur, sikurse një miksim i ngjyrës gështenjë me ngjyrën e artë, një tip hibrid ngjyrash – një ‘bronde’

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

E thënë thjesht, bronde është një shkrirje midis flokëve bjonde dhe kafe, duke krijuar një rezultat të mrekullueshëm që duket i ndritshëm, por natyral.

Në fund, ju do të merrni një përzierje të shkëlqyeshme të fijeve zeshkane dhe bionde që kalojnë nëpër flokët tuaj nga rrënjët deri tek majet. Kalimet ndërmjet ngjyrave janë aq delikate sa ato bashkohen pa probleme me njëra-tjetrën.

Trendi i ngjyrave pasuron një bjonde apo brune tashmë natyrale, por gjithashtu mund të jetë një ndryshim i guximshëm për këdo që ka flokë më të errët. /Insajderi.com